Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa i ka të numëruara orët, duke ju referuar mocionit të mosbesimit që pritet të vihet në votim të mërkurën në mëngjes.
Ai ka deklaruar se nga “nesër paradite Kosova do të lirohet nga kapësit e shtetit dhe besoj që qytetarët nuk do të mashtrohen më sic janë mashtruar në të kaluarën e afërt”, njofton Klan Kosova.
“Eskivimet e partive në pushtet janë cështje e tyre. Ndryshe mendoj se Isa Mustafa dhe garnitura e tij i kanë të numëruara orët”.
Lidhur me mundësinë e procedimit të demarkacionit, para mocionit, Berisha është shprehur se kjo është tentativë që partnerët e koalicionit t’ia lënë tjetrit fajit për shkuarjen në zgjedhje.
“Cështja e seancës së demarkacionit më shumë është se kush kujt do t’ia lë pataten e nxehtë në dorë. Ata po mundohen që ta sulmojnë sa më shuëm njëri-tjetrin. Përndryshe unë mendoj se demarkacioni tashmë është cështje e kaluar. Ditëve të fundit është shtuar presioni dhe shtantazhi ndaj deputetëve të maxhorancës. Por sido që të jetë, besoj se pavarësisht këtyre presioneve ata deputetë nuk do ta votojnë demarkacionin. Ne jemi të përcaktuar kundër këtij versioni”.
“Jam shumë i bindur se Isa Mustafa dhe kolegët e tij nesër do të shkojnë në shtëpi; edhe me votat e bashkëpartiakëve të tij. Deklarata e Ismet Beqirit se LDK-ja është unike është qesharake, sepse ai e di që nuk i ka votat për demarkacionin”.
“Në politikë të rëndësishme janë idetë. Dhe ideja për mocion mosbesimi ka ardhur në momentin e duhur. Ato cka i thotë Isa Mustafa nuk janë të papritura, sepse nesër është fundi i karrierës politike të tij”.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...