Deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela, i cili është pjesë e Grupit Parlamentar të PDK-së ka deklaruar se qeverisja aktuale duhet të shkojë në shtëpi.
Qela në Interaktiv të KTV-së ka treguar se mocionin për mosbesim të qeverisë të nisur nga opozita e ka votuar sepse ka parë që koalicioni nuk po arrin të marrë vendime të mëdha për vendin.
Ai ka thënë se për votën e tij për mocionin e opozitës për mosbesim të qeverisë do të vendosë pas takimit me partinë dhe Grupin Parlamentar të PDK-së.
“Përkundër faktit që i ka bërë disa punë, nuk po arrin të marrë vendime të mëdha. A do ta votoj pro apo kundër merret vesh nesër kur të mbajmë mbledhje te Lëvizja për Bashkim dhe Grupit Parlamentar të PDK-së. Ka ardhur koha që të shkojë në shtëpi. Është bërë mjaft se nuk procedohen të gjitha ligjet që është dashur Qeveria t’i procedojë në Kuvend. Jo vetëm që Qeveria të shkojë, por edhe Kuvendi.
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...