Për thellim të bashkëpunimit në fushën e sportit mes Kosovës e Shqipërisë, përmes shkëmbimit të përvojave të ndërsjella dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta në këtë fushë, kanë diskutuar sot gjatë ditës të dy ministrat e kësaj fushe, të të dyja vendeve.
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Kujtim Shala, ka pritur ministren e Arsimit dhe të Sportit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Zëvendëskryeministri Shala e ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sportit, duke e theksuar edhe faktin se shumë sportistë nga Kosova marrin pjesë në ngjarje të ndryshme sportive ndërkombëtare nën emrin e Shqipërisë.
Shala gjithashtu e informoi ministren Nikolla për mbështetjen që jep MKRS-ja për sportin, përmes investimeve në infrastrukturë, përkrahjen e federatave dhe organizimeve të ndryshme sportive.
Zëvendëskryeministri u shpreh se është i gatshëm që Kosova e Shqipëria ta thellojnë bashkëpunimin dhe të ndajnë përvojat e përbashkëta me qëllim të avancimit të sportit.
Nga ana tjetër, ministrja Nikolla e informoi ministrin Shala se është duke punuar në masivizimin e sportit në Shqipëri me qëllim edhe të edukimit të të rinjve. Ajo e çmoi bashkëpunimin që Shqipëria e Kosova kanë ndërmjet vete dhe u shpreh se është e rëndësishme dhe me interes që dy vendet të kenë projekte konkrete të përbashkëta edhe në fushën e sportit, duke theksuar shkëmbimin e përvojave me qëllim të rritjes së cilësisë dhe prezantimit sa më garues ndërkombëtar.
Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, dy shoferë ndëshko...
Irani godet bazën ajrore amerikane në Katar
Përleshje mes dy personave në Fushë-Kosovë pas një mosmarrëv...
Vdes në QKUK personi që u vetaksidentua muajin e kaluar në a...
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë për kalim ilegal të kufi...
Ministri izraelit jep urdhër: Të eleminohet udhëheqësi i ri ...