Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati ka thënë për lajmi.net se deputetët e LDK-së kanë marrë ftesë për takim të Grupit Parlamentar me kryeministrin, Isa Mustafa dhe me Ambasadorin Amerikan, Greg Delwie.
Ai ka thënë se deputetëve nuk u është thënë se cila është tema e takimit, por sipas tij, nënkuptohet se bëhet fjalë për zhvillimet e fundit, pra për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe për çështjen e koalicionit.
“Po kemi marrë një njoftim për takim. Tema nuk është thënë se cila do të jetë, por sigurisht mund të nënkuptohet, do të jetë aktualiteti politik. Sigurisht deri ët mërkurën do të sqarohet çdo gjë”, ka deklaruar Ferati.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...