Clevelandi është kualifikuar në finale të Konferencës Lindore në NBA pasi e eliminoi në gjysmëfinale Toronton.
Cavaliers fituan në Kanada, respektivisht ndeshjen e tetë radhazi, duke kaluar nëpër një moment thuajse perfekt, për t’i mundur Raptors në duelin e katërt.
“KingJames” ka realizuar 35 pikë, duke qenë edhe një herë vendimtar tek skuadra e tij. Në finale, LeBron James me shokë do ta presin fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal të kësaj Konferencë, Boston – Washington.
Ky i fundit po del të jetë një duel goxha i baraspeshuar. Wizards e fituan përballjen e katërt ndaj Celtics, duke e barazuar serinë e ndeshjeve në 2-2.
Washingtoni e shfrytëzoi për mrekulli çerekun e tretë, duke fituar falë paraqitjeve fenomenale të dyshes Wall-Beal. Interesant po del të jetë edhe dueli Houston – San Antonio.
Rockets e fituan ndeshjen e katërt dhe e barazuan serinë në 2-2.
Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...
9 Maji, Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si ‘anëtarë ...
Ulet çmimi i naftës për katër centë, benzina mbetet e njëjtë
Klodi feston ditëlindjen, Elijona i bën dedikim special
“Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret
Podujevë, gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti