Nisma për Kosovën ndryshon emrin, tash e tutje do të jetë Nisma Social Demokrate e Kosovës. Këtë lajm e bëri të ditur Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi.
Në një debat publik me Degën e Nismës në Prishtinë, Krasniqi ka deklaruar se emri i këtij subjekti tash e tutje do të jetë Nisma Social Demokrate e Kosovës, por ia ka thënë se për këtë çështje fjalën përfundimtare do ta thotë Kuvendi zgjedhor i Nismës, transmeton “Epoka e re”.
“Sonte për herë të parë do të ndryshojmë diçka nga emri i saj. Ne edhe më herët kemi thënë që e Nisma për Kosovën është subjekt politik i orientimit të majtë dhe sot do ta quajmë Nisma Social Demokrate e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Në përvjetorin e rënies së Luanit, feston ditëlindjen Nana R...
Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë
Rama pas koalicionit me PDK-në: Jam kundër çdo retorike përç...
Shpërthim në një minierë në Kolumbi, 9 minatorë të vdekur
Arteta: Kemi bërë histori sërish së bashku, nuk mund të jem ...
Sekuestrohet sasi e konsiderueshme mallrash të kontrabanduar...