Kryeministri, Isa Mustafa ka deklaruar se në asnjë rast LDK nuk i frikësohet mocionit dhe nuk kanë pse shqetësohen ndaj asnjë mocioni të askujt.
Mustafa i bëri këto komente në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Ferizaj, ku tha se do të marrin vendime që do të liberalizohen vizat.
“Do të ua mundësojmë me dalë prej izolimit. Ky nuk është vendim popullist, është vendim bashkërisht me SHBA-të”, tha ai.
Ai shtoi se kanë marrë përgjegjësinë për zhvillimin ekonomik dhe kanë arritur normën ekonomike më të lartë.
“Këtë e kemi arritur me qeverinë. Nuk do të ndalemi dhe nuk frikohemi në asnjë rast, i kemi rrit pensionet, e kemi kryer pagesën e veteranëve gjatë këtij mandati”, tha Mustafa.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...