Analisti politik dhe gazetari shumëvjeçar Halil Matoshi si duket është shumë afër që t’i hyjë aktivisht politikës.
Burime të afërta me të kanë mësuar se Matoshit i kanë ardhur dy oferta nga parti të ndryshme politike në Kosovë, për t’u bërë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, shkruan gazeta metro.
Matoshi, njërën nga këto oferta e ka marrë nga subjekti politik i dytë më i madh në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Interesim për ta pasur në listën për deputetë në zgjedhjet e ardhshme nacionale ka shfaqur edhe subjekti politik i Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Kolumnisti Halil Matoshi herën e fundit si kandidat për deputet ka qenë në listën e subjektit politik ORA.
Ai njihet si përkrahës i ideve liberale dhe pro identitetit kosovar.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...