Në ditën e Shën Gjergjit, 5 Maj, me motive të Shën Gjergjit një sixhade gjigante është shtruar në sheshin Nënë Tereza.
Është pjesë e Bienales Mesdhetare të Artistëve të Rinj që po zhvillohet në Tiranë dhe Durrës në datat 4-9 maj. Projekti është ideuar nga Flori Gjini, realizuar grafikisht nga Maria Tasho dhe implementuar nga piktorja Herolinda Kocllari.
Gjatë ditës së djeshme, më 5 Maj, shumë kalimtarë kanë realizuar foto mbi sixhaden më të madhe të Tiranës.
Projekti është emërtuar “Si’xhade Tirana” dhe konkurron bashkë me krijimet e tjera në Bienalen Mesdhetare ku shumë artistë të rinj nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të Evropës marrin pjesë me krijimet e tyre të fushave të ndryshme./albeu.com

Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë