Nepalezi 85-vjeçar që donte të thyente rekord si më i moshuari që ngjiti malin Everest ka vdekur në kampin bazë, bëjnë të ditura raportime.
Min Bahadur Sherchan, ishte duke provuar të mundë rekordmenin japonez Yuichiro Miura, i cili ngjiti Everestin në moshën 80 vjeçare më 2013, transmeton portali arbresh.info.
Një javë më parë alpinisti zviceran Ueli Steck, 40 vjeç, ndërroi jetë duke u përgatitur të ngjitet në këtë mal.
Kujtojmë se edhe alpinistja nga Kosova, Arineta Mula e cila gjendet në Nepal për të ngjitur po këtë mal është takuar me dy të ndjerët rrugës.
Mula pritet të hyjë në histori si femra e parë nga Kosova që ngjitet në majën më të lartë në botë./Arbresh.info

Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...