Braziliani i Liverpoolit po kërkohet me ngulm nga skuadra katalanase.
Barcelona është duke e bërë gati ofertën për yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho. Reprezentuesi brazilian është objektivi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar të kësaj vere.
Sipas të përditshmes sportive katalanase, Sport, Barça tashmë ka bërë gati 60 milionë euro për ish-futbollistin e Interit.
Një faktor kyç në transferimin e Coutinhos në Camp Nou mund të jetë bashkëkombësi i tij Neymar, i cili disa herë ka deklaruar që do të dëshironte të luante bashkë me Coutinhon në një ekip.
U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan
Manipulimet me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan
Çmimet e arit dhe argjendit kolapsojnë: A duhet të blini apo...
Therja me thikë në Fushë Kosovë, arrestohen katër persona
Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...