Avdullah Hoti, ministri i Financave duke folur për mocionin e iniciuar nga opozita ka thënë se “kjo është e drejtë e tyre dhe se ata gjithmonë kërkojnë zgjedhje”.
“Por unë i kam analizuar pikat e mocionit të opozitës dhe i kam parë disa pika që në mënyrë indirekte kanë qenë të përfshirë edhe opozita”.
Por Hoti ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta respektojnë marrëveshjen me partnerin e koalicionit, Partinë Demokratike të Kosovës.
“Nëse partneri nuk e respekton përgjegjësia le të bie mbi ta”.
“Ne jemi të gatshëm edhe për zgjedhje, sepse nëse ndonjë qeveri ka pasur rezultate pas luftës është kjo Qeveri”.
“Ne do ta çojmë agjendën tonë përpara, në nuk iu frikësohemi zgjedhjeve”.
Hoti këto komente i ka bërë nga Londra në një lidhje direket për Klan Kosova. Ai atje është duke qëndruar me kryeministrin Isa Mustafa, ku gjatë ditës edhe kanë nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me BERZH-in.
Dokumenti i përgatitur nga vetë Hoti, ofron mundësi të financimit të sektorit privat, të bujqësisë dhe të bizneseve të grave dhe të të rinjve.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve