Deputeti i LDK-së, Arben Gashi është ende në pritje se cili version i Demarkacionit do të procedohet nga Qeveria të hënën për në Kuvend.
Ai ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ende nuk dihet se a do të ndryshojë versioni i Demarkacionit, apo cili do të procedohet, shkruan Lajmi.net.
“Nuk dihet se çfarë vjen në Kuvend. Të hënën mbahet mbledhja e Qeverisë dhe ende nuk dihet se a do të ndryshojë diçka”, ka thënë Gashi.
Ai ka lënë të kuptohet se po e pret nëse do të procedohet versioni që është propozuar nga deputetët e LDK-së.
Sipas atij propozimi marrëveshja do të miratohet, por me kusht që pas një viti ajo të rishikohet.
Opozita e ka kritikuar ashpër vendimin e kryeministrit Mustafa, që Demarkacioni të shkojë në Kuvend para mocionit të mosbesimit.
Shembja e rrugës në Prishtinë, Pacolli: Pasojë e neglizhimit...
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit