Lionel Messi thuhet se ka kërcënuar Barcelonën me largim për shkak të Neymarit.
Sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon‘, ylli kryesor në ‘Nou Camp’ është i frustruar me zyrtarët e Barcelonës, transmeton portali arbresh.info. Ata pretendojnë se shqetësimi është duke ndodhur për shkak të çështjeve të kontratave dhe pagave.
Messi është aktualisht në negociata për një kontratë të re me gjigantin në la Liga.
Lexo më shumë: “Raketa” nga Shaqiri në garë për çmimin “Goli i Muajit” (VIDEO)
Reprezentuesi argjentinas dëshiron të jetë lojtari me pagën më të madhe në ‘Nou Camp’ dhe beson që Neymar është duke marrë një trajtim më të veçantë në këtë aspekt.
Messi thuhet se ka “kafshuar gjuhën” kur Neymar vendosi lapsin në kontratën e re “bombastike”.
Gazeta e lartpërmendur pretendon se Messi ka kërcënuar Barcelonën me largim nëse nuk i kushtohet vëmendje edhe atij në këtë pjesë./arbresh.info
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër