Ai ka ardhur në botë duke mbajtur në dorë kontraceptivin e të ëmës, i cili do të duhej të evitonte ngjizjen e të voglit. Fotoja e bërë nga Lucy Hellein në Texas, është bërë virale brenda shumë pak kohe dhe tashmë ka bërë xhiron e botës.
Djali i saj, i vogli Dexter, ka ardhur në jetë pavarësisht përpjekjeve të gruas për të mos ngelur shtatzënë. Ajo kishte vendosur edhe një spirale për të evituar lindjen e fëmijëve të tjerë.
Fotoja është shpërndarë në Facebook me mbishkrimin “Spiralja dështoi” dhe me fytyrën e shtrembëruar të fëmijës, i cili duket se është një luftëtar i vërtetë.
Imazhi është shpërndarë shumë herë në rrjet. Gruaja ka lindur me operacion cezarian dhe gjatë lindjes mjekët i kanë hequr asaj edhe spiralen, e cila ishte zhvendosur pas placentës gjatë lindjes.
Rasi i Lucy është shumë i rrallë, por jo i pamundur. Edhe pse ishte një fëmijë që nuk ishte planifikuar, ardhja e tij në jetë i solli shumë gëzim familjarëve.

Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...