Anthony Joshua rrezikon që të humbasë titullin IBF disa ditë pas fitores epike ndaj Wladimir Klitschkos. Suksesi ndaj boksierit ukrainas u shoqërua me fitoren e 3 brezave WBA, IBF dhe WBO.
Por rregullat e boksit kërkojnë që ai të ndeshet për të gjitha brezat që mban, teksa të radhës duhet të jenë duelet ndaj boksierit nga Zelanda e Re Joseph Parker për titullin WBO dhe Amerikanit Deontay Wilder për titullin WBC, raporton Albeu.
Bullgari Kubrat Pulev ka të drejtën që të jetë rivali i radhës për titullin IBF. Por nëse Joshua pranon revanshin ndaj Klitschkos, atëherë ai rrezikon që ta humbasë këtë titull.
Mungesa e karburantit, BE u bën thirrje turistëve: Mos i anu...
Goditje varësie nga gazi rus – SHBA synon forcimin e marrëdh...
Zotëriu i Parë në detyrë godet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugov...
KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve
Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç...
Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës