Shfaqja e venave është një nga sëmundjet më të komplikuara.
Nëse kombinohet me simptoma të tjera paraqet një sëmundje të qarkullimit të gjakut.
Ka metoda mjekësore për trajtimin e tyre por ka edhe disa metoda natyrale që mendohet se lehtësojnë ose përmirësojnë këtë problem.
Një nga trajtimet më të mira natyrale konsiderohet vaji nga hudhra.
Si të përgatitet vaji i hudhrës?
Merrni 300-400 gramë të hudhrave dhe copëtoni ato. Më pas shtypni ato dhe vendosini në një kavanoz xhami duke i mbushur me vaj ulliri. Lëreni në një vend të errët kavanozin në temperaturë dhome Për ta parë kur është gati, do ta shihni teksa krijohet vaji në fund të kavanozit.
Pasi të krijoni këtë vaj, lyeni vendet ku kanë filluar të shfaqen venat me këtë vaj. Më pas vendoseni një qese plastike ose diçka që të lidhni këmbët. Ky tretman përdoret natën para gjumit dhe largoni qesen ose çkado që këni përdorur për ti lidhur këmbët në mëngjes.
Tretman duke përdorur uthullën e mollës
Uthulla e mollës ka disa vitamina, hekur, minerale që mund të ndihmojnë personat që kanë probleme me shfaqjen e venave.
Për ta përdorur uthullën e mollës, merreni një copë dhe lyejeni me uthullën e mollës dhe më pas kalojeni nëpër vendet ku janë shfaqur venat. Përsëriteni këtë tretman dy herë në ditë për një muaj. Ndërsa për rezultate edhe më të mira preferohet që edhe të konsumohet uthulla e mollës duke përzier 1 filxhan ujë dhe 2 lugë çaji, dy herë në ditë.
Hithra
Hithra është edhe një metodë tjetër e cila preferohet për këtë problem.
1 lugë hithra me200 ml ujë zieni në një temperaturë të ulët
Ndajeni këtë sasi në tri pjesë pasi të jetë ftohur. Pijeni tri herë në ditë për rezultate më të mira.
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...