Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është vendosur arkivoli me eshtrat e Heroit Isa Boletini, ku bënë homazhe krerët me të lartë të institucioneve të Kosovës, deputetë e qytetarë.

Pranë arkivolit qëndruan familjarë të Isa Boletinit, ku ndër ta ishte stërnipi Gazmend Boletini dhe nipi Xhavit Boletini, të cilët pritnin me radhe vizitorët.
Të parët qe bënë homazhe ishin Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga Kryetari i Parlamentit, Kadri Velesi, të cilët mbajtën një minutë heshtje dhe vendosen kurora lulesh.

Pastaj homazhe bënë deputetët nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Me pas Heroin Kombëtar e nderuan edhe deputetët e AAK-së, por qe kreu i kësaj partie nuk ishte prezent.

Nga radhët e Vetëvendosjes, bënë homazhe kreu i kësaj partie, Visar Ymeri i shoqëruar nga Albin Kurti dhe deputetë të tjerë të kësaj partie.

Homazhe bënë edhe Nisma për Kosovën dhe Deputetë nga PDK , si Adem Grabovci, Agim Çeku dhe disa deputet të tjerë nga kjo parti./m.Avdimetaj/arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...