Vendit tonë, i mbetet edhe një hap tutje që përfundimisht ta ketë ushtrinë e saj. Sipas informatave të RTK-së ,komisioni parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrje të FSK-së, me shumicë votash, shqyrtoi projektligjin për FSK-në, dhe i rekomandoi Kuvendit miratimin e tij në parim.
Arsyetimin e rekomandimit e paraqiti kryetari i këtij komisioni parlamentar Daut Haradinaj.
Se kur Kosova do ta ketë ushtrinë e shtetit të vet, tani varet tërësisht nga vendimi I deputeteëve të Parlamentit të Kosovës. Sot u bë edhe një hap tutje që Kosova sa më shpejt ta ketë ushtrinë e saj. Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrje të FSK-së, gjatë mbledhjes së sotme shqyrtoi në parim projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, i propozuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe vendosi që Kuvendit t’ia paraqes këtë rekomandim.
1.Miratimin në parim të projektligjit në fjalë për Forcen e Sigurisë së Kosovës
2. Arsyetimin e rekomandimit e paraqiti deputeti Daut Haradinaj, kryetar Komisionit.
E Në arsyetimin e komisionit parlamentar thuhet se :
Komisioni pas shqyrtimit në parim të projektligjit për Forcen e Sigurisë së Kosovës, vlerësoi se Projektligji I plotëson kushtet e parapara me nenin 54 të rregullorës së Kuvendit, për t’u proceduar për shqyrtim të parë në mbledhjen plenare, dhe i rekomandon Kuvendit miratimin e tij në parim.
Se kur vendi ynë do ta ketë ushtrinë e vet tani varët vetëm nga ligjvënësit. Ende nuk dihet se kur do të jetë seanca e radhës plenare dhe nëse ky projektligj do të jetë pikë e rendit të ditës.

Persona të panjohur prerë pyllin e një qytetari në Zubin Pot...
Ligjvënësit francezë votojnë pro ndalimit të përdorimit të r...
Sulmohen dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore në Han të Elezit, ka...
Vidhet një veturë nga servisi në Komoran, policia po heton r...
Policia gjen substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të D...
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit