Lebron James dhe Kawhi Leonard, kanë qenë të papërmbajtshëm në fitoret e Clevelandit, përkatësisht San Antonios ndaj Torontos, përkatësisht Houstonit.
Cleveland e ka shtuar në 2:0 epërsinë ndaj Torontos, pas fitores me rezultat 125:103, në gjysmëfinale të Konferencës Lindore, ndërsa në Perëndim, San Antonio barazoi në 1:1 rezultatin me Houstonin.
Në “Quicken Loans Arena” ishte mbrëmja e mbretit James. LAi pati paraqitje fantastike me 39 pikë, 4 asistime e 6 kërcime, duke udhëhequr edhe njëherë Clevelandin.
Torontos për të evituar humbjen humbjen e radhës dhe për t’i shkaktuar disfatën e parë Clevelandit në play-offin e sivjetmë nuk i mjaftuan 23 pikët e lituanezit Valanciuans dhe 22 nga Joseph.
San Antonio ka reaguar pas humbjes në ndeshjen e parë dhe këtë herë fitoi me 121:96. Kawhi Leonard ishte lider i skuadrës fituese me 34 pikë, 7 asistime e 8 kërcime, ndërsa te Houston më efikasi ishte Ryan Anderson me 18 pikë.
Rezultatet: San Antonio – Houston 121:96 (1:1), Cleveland – Toronto 125:103 (2:0).
Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës: Nu...
Trump lajmëron marrëveshjen/ Irani ka pranuar të mos ketë ar...
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...