Korportata Energjetike e Kosovës është bërë sot mollë sherri ndërmjet partnerëve të koalicionit qeveritar, PDK e LDK.
Gjatë Interpelancës së kryeministrit Isa Mustafa të thirrur nga deputetët e VV-së në lidhje me minierën e Sibovcit, deputeti i PDK-së, Shaip Muja ka kritikuar kryeministrin Mustafa se e ka quar Kosovën në kolaps energjetik duke kërkuar madje edhe largimin e qeveritarëve nga postet e tyre, shkruan arbresh.info.
Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar ndaj deklarateve të Mujës duke thënë se të gjithë e dijnë se zyrtarët e PDK-së e kanë zhvatur dhe po vazhdojnë ta zhvatin KEK-un.
“Angazhimi kryesor i zyrtarëve të PDK-së në KEK është punësimi enorm i militantëve partiakë të PDK-së dhe duke shmangur punësimet me prioritet. Qytetarët e dijnë se kush po e zhvat edhe më tutje KEK-un, dhe këtë po e bëjnë edhe më tutje zyrtarë të caktuar të PDK-së. Dihet kush po bënë kontrata katastrofale milionëshe. Shikone pak vetën dhe punët që po bëni”, ka thënë Tërmkolli.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Mujës i cili ka thënë se kjo që tha Tërmkolli është strategji për të gjuajtur topin diku tjetër dhe për t’i ikur qëllimit.
“Këta e kanë strategji me gju topin diku tjetër për të ikur qëllimit ku e kanë bërë llugë”, tha Muja./Arbresh.info.
Sulmohen dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore në Han të Elezit, ka...
Vidhet një veturë nga servisi në Komoran, policia po heton r...
Policia gjen substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të D...
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...