Ministri i Punëve Publike të Somalisë, Abbas Siraj është qëlluar për vdekje në kryeqytetin Mogadishu pas të shtënave me armë nga forcat qeveritare.
Incidenti ndodhi para pallatit presidencial në Mogadishu, raporton Anadolu, transmeton portali arbresh.info.
Mohamed Bulle, kapiten i policisë në këtë zonë, ka thënë që ministri 31-vjeçar është vrarë pasi forcat që i takonin qeverisë somaleze hapën zjarr ndaj makinës së tij në afërsi të pallatit presidencial.
Nuk dihet ende motivi prapa sulmit, por kanë filluar hetimet.
Ai ishte ministri më i ri i kabinetit si dhe deputeti më i ri./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...