Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar punonjësit e medieve për 3 Majin, Ditën Botërore të Lirisë së Mediave.
Ai në facebook ka shkruar se Mediat dhanë kontribut të pazëvendësueshëm në çlirimin e Kosovës, arritjen e pavarësisë, ndërtimin e shtetit dhe fuqizmin e shtetësisë.
Statusi i plotë:
Të gjithë punonjësve të mediave, gazetareve dhe gazetarëve të Kosovës, Urime 3 Maji, Dita Botërore e Lirisë së Mediave!
Mediat dhanë kontribut të pazëvendësueshëm në çlirimin e Kosovës, arritjen e pavarësisë, ndërtimin e shtetit dhe fuqizmin e shtetësisë.
Mediat e lira dhe profesionale janë sot partner i zhvillimit ekonomik, proceseve integruese euroatlantike dhe fuqizimit të shtetit të së drejtës e luftës kundër dukurive negative.
Avancimi i vazhdueshëm i pavarësisë së mediave u konfirmua së fundi edhe nga Freedom House dhe shumë mekanizma të tjerë kredibil ndërkombëtarë.
Urime!
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...