Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal do të jetë jashtë fushe për tri javë për shkak të lëndimit të shkallës së dytë që pësoi në kofshë të këmbës.
Ylli i ‘Los Blancos’ u lëndua mbrëmjen e së martës në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Atletico Madridit në ‘Santiago Bernabeu’, transmeton portali arbresh.info.
Carvajal u lëndua pak minuta para përfundimit të pjesës së parë dhe nuk u rikthye në fraksionin e dytë të ndeshjes duke u zëvendësuar nga Nacho.
Real Madridi ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se lojtari ka nevojë për të paktën tri javë që të rikthehet sërish në aksion./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...