Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur në jetën private të aktorit të njohur të humorit të “Portokalli”-së, Rezart Veleshnja.
Pas dy vitesh lidhje dashurie me grimieren e filmave aksion dhe jo vetëm, Pranvera Metolli, Rezi mësohet se është sërish beqar.
Blitz.al kontaktoi me aktorin Veleshnja, i cili ka konfirmuar se tashmë fejesa është prishur.
“Është e vërtetë që jemi ndarë. Ishte për arsye pune dhe mospërputhje oraresh. Ajo është gocë e përkryer dhe unë e kam xhan, edhe pse ajo është rritur në një ferrë të madhe. Unë kuptova njëherë e mirë shprehjen se nga ferra mbin trëndafili”,- tha Veleshnja.
Edhe nga profilet e tyre zyrtare në Facebook dhe Instagram, prej nga lindën edhe dyshimet për ndarjen, janë fshirë tashmë fotot me njëri-tjetrin.
Si Rezi ashtu edhe Pranvera e kanë hequr nga profili statusin “i fejuar”, duke dëshmuar se bashkëjetesa e tyre ka marrë fund.

Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...
Zelensky: Ukraina nuk po humb
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...