Shteti i Inidisë është ‘çmendur’ pas lajmit se këngëtari i famshëm botëror, Justin Bieber do të mbajë koncert atje.
Mirëpo, duket se thirrja që i është bërë 23 vjeçarit për të performuar në këtë vend, do tu dalë ‘dardhë me bisht’ organizatorëve, transmeton arbresh.info.
Thuhet se sensacioni Biber, vetëm një javë para se të arrijë në Indi ka kërkuar një mal kushtesh që duhet t’i plotësohen.
Sipas “The Times Of India”, këngëtari ka kërkuar që të dërgohet në hotelin e tij me Rolls Royce dhe më pas të transportohet nëpër vende të ndryshme nga një ekip prej 120 njerëzish.
Por jo gjithçka përfundon këtu.
Ai ka kërkuar që bashkë me ekipin e tij të transportohen edhe 10 kontenjerë të cilët do të përmbajnë gjëra të nevojshme për të, të cilat do t’i nevojiten në prapaskenë si: Tavolinë Ping-Pongu, Playstation, makinë larjeje, frigorifer, divan, tavolinë masazhi, xhakuzi etj.
Bieber po ashtu ka kërkuar një listë me ushqimet që dëshiron t’i konsumoj gjatë qëndrimit në Indi ku përfshihen pemë dhe perime nga më të ndryshmet./Arbresh.info.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1