Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës në ShBA, ka takuar Michael Ross, zëvendëssekretarin e shtetit të Iowa-s, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë.
Iowa është shteti me të cilin Kosova është e binjakëzuar, andaj edhe marrëdhëniet me këtë shtet janë të veçanta në shumë fusha, theksoi ministrja Hoxha.
“Iowa është shteti që vendit tonë ia ka ofruar sinqerisht bashkëpunimin e gjerë, prandaj ne do ta shfrytëzojmë që ky bashkëpunim dhe relacion i veçantë të thellohet e begatohet edhe në lëmin e drejtësisë, duke këmbyer përvoja, në lëmin e shtimit të kapaciteteve humane në këtë lëmi, arsimimin ligjor si dhe afirmimin e vlerave të përbashkëta”, theksoi ministrja Hoxha.
Zëvendëssekretari i Shtetit, Michael Ross, vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy shteteve.
Ai me këtë rast ka theksuar se angazhimi i Iowas në Kosovë, në shumë fusha, është dëshmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbeten partner strategjik i Kosovës duke filluar që nga proceset që çuan në lirinë dhe pavarësinë e saj dhe duke vazhduar më pastaj me mbështetje për zhvillimin dhe konsolidim të mëtejshëm shtetëror.
Ministrja Hoxha dhe Ross u dakorduan që bashkëpunimi në lëmin e drejtësisë të thellohet në pajtim me prioritetet e drejtësisë së Kosovës me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit në të gjitha dimensionet e tij.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...