Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari pati ndërruar jetë në nëntor të vitit të kaluar.
Më datën 5 të këtij muaji bëhen plotë 6 muaj që kur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje ka ndërruar jetë.
Avokati i angazhuar nga familja e Deharit, Tomë Gashi vazhdon të jetë në pritje të aprovimit të kërkesës nga Ministria e Drejtësisë lidhur me atë që instituti zviceran mjeko- ligjor të kryejë hetime gjithëpërfshirëse.
Gashi thotë se sot janë bërë 60 ditë që kur familja e Deharit ka deponuar këtë kërkesë në MD.
“Po bëhen gati 6 muaj që kur Astrit Dehari u vra, dhe sot janë bërë 60 ditë që kur zyra e Ministrisë së Drejtësisë nuk po jep përgjigje lidhur me kërkesën që është deponuar, nuk kemi asnjë përgjigje ende. Jemi në pritje”, ka thënë ai për Indeksonline.
Vlen të kujtojmë faktin se Kuvendi i Kosovës, i kishte ofruar mundësi familjes Dehari qe të angazhoj një institut të jashtëm, i cili do të hetonte vdekjen e të birit të tyre.
Vdekja e Deharit në burgun e Prizrenit kishte ngjallur reagime të shumta. Shoqëria Civile kishte organizuar protesta nëpër qytete të ndryshme të Kosovës në kërkim të zbardhjes se rastit të tij.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit