Real Madridit iu deshën vetëm 10 minuta për të zhbllokuar rezultatin në ndeshjen kundër Atleticos në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mbrëmjen e kaluar.
Sigurisht, ishte superylli Cristiano Ronaldo ai që shënoi duke dërguar topin në rrjet për të 101 herë në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Cristiano realizoi gol të bukur me kokë pas asistimit nga Casemiro, por ishte një problem i madh te ky gol nga superylli portugez.
Derisa gjithçka po përgatitej për golin, Cristiano Ronaldo ishte duke qëndruar çuditërisht në pozitë jashtë loje.

Edhe pse Atletico ndali përpjekjen e parë brenda zonës së penaltisë, ku Ronaldo ishte në pozitë jashtë loje, në përpjekjen tjetër ata dështuan për të ndalur rivalin lokal./arbresh.info
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...
34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e ...
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...
Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit t...
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...