Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti sot në takim ambasadoren Mara Marinaki, këshilltare kryesore për çështjet gjinore, gratë, paqen dhe sigurinë nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS).
Me këtë rast ministrja Ahmetaj dhe ambasadorja Marinaki biseduan për gjendjen aktuale në Kosovë si dhe rreth avancimit të integrimit aktiv të gruas në shoqëri, vendimmarrje dhe të së drejtës në pronë.
Ministrja Ahmetaj potencoi rëndësinë e përkrahjes së standardeve dhe vlerave evropiane në shoqërinë tonë dhe njëkohësisht theksoi se këto praktika gëzojnë përkrahjen e opinionit si e drejtë e pakontestueshme për inkuadrim të plotë të grave në vendimmarrje dhe shtetndërtim.
Ministrja Ahmetaj falënderoi Marinaki për kontributin e saj dhe theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës në vazhdimësi janë duke u përpjekur që ta avancojnë pozitën e gruas në të gjitha segmentet e jetës. Ajo u zotua se për këtë çështje do të vazhdojë të japë kontributin e saj personal dhe profesional në mënyrë që gruaja në Kosovë të njihet si vlerë dhe jo si barrë për shoqërinë.
Ambasadorja Mara Marinaki u shpreh e kënaqur me arritjet e institucioneve të Kosovës në fushën e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave në përgjithësi. Ajo potencoi se korniza ligjore, në veçanti, është model për vendet e rajonit ndërkaq në fazën e implementimit dhe ngritjes së vetëdijes duhet të punohet edhe më tutje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...