Një person është vrarë, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së hënës, në Durrës, si pasojë e të shtënave me armë.
Ngjarja ndodhi në një lokal të zonës së ish-kënetës, ku po qëndronte viktima.
Nga të shtënat kanë mbetur dhe dy të plagosur, që janë dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa, sipas dëshmitarëve, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, me një automjet tip Benz.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës, ndërsa shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes po punojnë për zbardhjen e saj dhe kapjen e autorëve.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...