Të gjitha ata që kanë kontribuar në dëmtimin e procesit të testit të maturës shtetërore, do të ndëshkohen.
Ministria e Arsimit tanimë ka bërë identifikimin e këtyre personave, raporton KTV.
Kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror për Maturë, Azem Guri, ka bërë të ditur se e kanë identifikuar arsimtarin në një shkollë të Klinës, i cili shihet duke ia plotësuar testin një maturanti, por ai nuk ka dhënë detaje të tjera.
E përveç këtij rasti e rasteve të tjera të tilla, edhe këtë vit në shumicën e shkollave ku janë mbajtur testet, nxënësit kanë arritur të kopjojnë dhe të bashkëpunojnë ndërmjet veti.
Madje, edhe pse u ishin marrë celularët paraprakisht, në disa raste ata kanë arritur t’i fotografojnë testet dhe t’i këmbejnë përgjigjet e sakta nëpërmjet rrjeteve sociale.
Lidhur me këtë eksperti i çështjeve të arsimit, Jusuf Thaçi, njëherësh menaxher i projektit Atomi, ka deklaruar se në përgjithësi organizimi i testit ka qenë më i mirë se vitet e kaluara.
Mirëpo, sipas tij, kopjimi dhe dekonspirimi i testeve duhet të ndalohet dhe të ndëshkohet nga ana e ministrisë.
Të shtunën rreth 33 mijë maturantë nga i gjithë vendi i janë nënshtruar pjesës së parë të provimit kombëtar të maturës shtetërore.
Mbi 1400 gjoba dhe 51 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Pas vrasjes makabre, Kushtrim Kokalla me Naim Murselin qëndr...
Avokati i familjes së Marigona Osmanit kërkon të mbetet burg...
Gjoba kompanive që kryejnë punime me kamion për bartjen e dh...
Radoniqi: Vetëm 35% e komisionerëve në zgjedhjet e 28 dhjeto...
Naim Murselit ia lëshojnë momentin e krismave dhe britmave t...