Pas 3 ditë rrugëtimi përreth Kosovës, çiklistët u kthyen mbrëmë në Prishtinë. Ata gjatë rrugëtimit kanë arritur të mbledhin rreth 15 mijë euro, me të cilat do të mbështeten programet furnizuese për Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë, që ofron kujdes për foshnjet e lindura para kohës.
Sipas një njoftimi nga EULEX, më 5 qershor një grup prej rreth 20 çiklistësh u nisën në rrugëtimin e tyre në një distancë prej 500 km në të gjitha qytetet e Kosovës, veshur me fanellat ngjyrë verdhë.
Çiklistët u nisën për në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Kamenicë dhe u kthyen përsëri në Prishtinë në pikën përmbyllëse në Sabaja Bar. Gjatë rrugëtimit edhe disa qytetarë e çiklistë të tjerë iu bashkuan ekipit.
Aktiviteti arriti të sigurojë rreth euro 15,000 përmes kontributeve të kompanive, individëve dhe ankandit e lojërave interesante që u zhvilluan mbrëmë në Sabaja Bar në Prishtinë.
Mark Dixon, çiklistë dhe njëherit njëri nga organizatorët shprehet se edhe këtë vit kjo ngjarje u përmbyll me sukses.
I gjithë ky rrugëtim mbante karakterin humanitar, atë të ngritjes së fondeve për nënat dhe fëmijët.
Me këto fonde të siguruara këtë vit do të mbështeten programet furnizuese për Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë, që ofron kujdes për foshnjet e lindura para kohës.
Kjo ngjarje është nismë e dy çiklistëve ndërkombëtarë (Mark Dixon dhe Thomas Flanagan) që jetojnë në Kosovë dhe u përkrah fuqishëm nga Eulex, Devolli Corporation, Uni Project, Sabaja, studio Drop, Pilot Bike, punonjës ndërkombëtarë dhe miq të shumtë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...