Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar presidentin e zgjedhur të Shqipërisë, Ilir Meta.
Haradinaj është shprehur i bindur se presidenti i zgjedhur do të jetë i përkushtuar në mbrojtjen e interesave shtetërore.
“Urimet më të mira për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë! Jam i bindur se Ju do të punoni me përkushtim në zhvillimin dhe avansimin e Shqipërisë si dhe në mbrojtjen e interesave shtetërore, por edhe kombëtare të shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar kreu i AAK’së në rrjetin social Facebook.
Ai ka shtuar se shpreson që zgjedhje e Metës do të kontribuojë edhe në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë!
“Poashtu shpreh mirënjohjen time për punën e shkëlqyer të Presidentit Nishani”, ka përfunuar Haradinaj.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...