Juventusi është një admirues i madh i yllit të Real Madridit, Iscos, i cili është duke pasur vështirësi të mëdha në ‘Santiago Bernabeu’.
Presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez i ka ofruar së fundmi reprezentuesit spanjoll vazhdimin e kontratë, transmeton portali arbresh.info.
Isco do dëshironte të luante më shumë në fushë, por ka qenë e vështirë për të që të refuzojë kontratën e ofruar nga Real Madridi. Bazuar në ekspertin e transferimeve, Fabrizio Romano, Juventusi do të ketë vështirësi për të transferuar Iscon gjatë verës pasi mesfushori i talentuar mund të vazhdoj qëndrimin në ‘Santiago Bernabeu’ edhe nëse gjiganti në Serie A tenton për të nënshkruar sërish me spanjollin e shumëvlerësuar.
Në muajin janar të vitit 2016, Juventusi kontaktoi 25-vjeçarin, por në atë kohë Real Madridi ishte nën udhëheqjen e Rafa Benitezit dhe askush nuk ishte i lumtur në ‘Santiago Bernabeu’.
Juve tentoi për të nënshkruar në situatën më të vështirë të klubit, por ‘Los Blancos’ bllokuan lojtarin nga transferimi./arbresh.info
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Na duhet një mandat më i for...
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...