Anëtarët e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Mbikëqyrjen e AKI-së janë shprehur të shqetësuar pas kërcënimeve të fundit të ISIS-it se do të sulmojnë edhe rajonin e Ballkanit.
Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka thënë se këto paralajmërime janë shqetësuese, transmeton KTV. Por, më i shqetësuar rreth këtyre kërcënimeve është paraqitur Rexhep Selimi i VV-së nga Komisioni për Punë të Brendshme.
“Institucionet e Kosovës do të duhej ta merrnin seriozisht këtë kërcënim derisa kërcënimet që vijnë nga atje nuk duhet të konsiderohen të shkëputura nga kërcënimet e tjera që vijnë nga fqinji verior Serbia” ka thënë Rexhepi.
Në takimin e Komisionit të Mbikëqyrjen e AKI-së me drejtorin e Inteligjencës, Agron Selimaj, nuk është folur fare për rastin e Kumanovës. Tërmkolli tha se gjithçka që është folur në takim ka pasur të bëjë me departamentin e verifikimit të sigurisë, departament i cili aktualisht është në kuadër të AKI-së, por që pritet të dalë në Zyrën e kryeministrit, ose të Qeverisë. Ajo tha se çështja e Kumanovës tashmë është mbyllur për AKI-në, sepse kjo Agjenci e Inteligjencës ka bërë punën e saj. Tërmkolli ka rikonfirmuar se AKI-ja i kishte njoftuar institucionet relevante për lëvizjet në Kumanovë, duke thënë se Komisioni nuk di më shumë detaje, por ato i di vetëm kryeministri, presidentja dhe ministri i Hyseni.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...