Luan Krasniqi i është gëzuar lajmit që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahej në arrest me kërkesë të Serbisë, është liruar nga gjykata franceze në Colmar.
Boksieri i famshëm kosovar ka shpërndarë disa foto me ish kryeministrin e Kosovës në profilin e tij në rrjetin social Facebook, shkruan portali arbresh.info.
“Është kënaqësi kur njeriu dëgjon për triumfin e drejtësisë evropiane por, edhe për triumfin e legjendës Ramush Haradinaj! Me ju miq të mi, po i ndaj këto foto nga takimi i paradokohshëm me mikun tim në Francë”, shkruan Krasniqi.
Kreu i AAK-së mbahej në arrest për shkak të disa “fakteve të reja” rreth krimeve kundër popullatës civile që u hodhën poshtë nga drejtësia e Francës./arbresh.info
Dënohet me 22 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në “Interex...
Dalin detajet e para të gjendjes së Asencios pas dëmtimit të...
Falsifikim i rezultatit zgjedhor, arrestohen e më pas lirohe...
Kompletohen skuadrat e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ...
Kryeministri Rama mbledh sot kabinetin dhe grupin e PS, prit...
Deponohen para të falsifikuara, banka raporton rastin