Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut -Kosovë organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur i cili do të realizohet sot në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë.
Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, 18 vite më parë, fati i mbi 1600 personave të cilët konsiderohen si të pagjetur ende nuk trajtohet me seriozitet nga Qeveria e Kosovës.
Kësisoj, familjarët e viktimave dhe shoqëria kosovare vazhdon të përballet me mohimin e së drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi.
Fatkeqësisht në Kosovë nuk u kushtohet rëndësi e njejtë viktimave, pa dallim etnie, prandaj, ne organizojmë aktivitete për këtë temë dy herë në vit; në Ditën Kombëtare për të Pagjturit dhe në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme. Që nga viti 2008, YIHR KS është organizata e vetme rinore që në aktivitetet e veta e ngrit zërin edhe për viktimat jo-shqiptare të luftës.
Përkundër kërkesave të shoqërisë dhe familjarëve të personave të pagjetur, Qeveria e Kosovës u ka kushtuar rëndësi të veçantë temave të tjera por ka dështuar të fus këtë temë në dialogun e Brukselit, për shkak të mosinteresimit të palës serbe.
“Ne insistojmë që shoqëria kosovare nuk do të mund të arrij tek një paqe të qëndrueshme dhe pajtim pa u adresuar çështjet që lidhen me luftën, përfshirë fatin e personave të pagjetur.\”
Kjo njëherit është vërejtje për të gjitha Qeveritë e pasluftës, të cilat kanë neglizhuar këtë çështje.
Që nga viti 2008, kemi kërkuar përkushtim nga faktorët relevant dhe angazhim më të madh për zbardhjen e fatit të personave të pagjtur, ndonëse kemi hasur në vesh të shurdhër, kurse familjarët janë injoruar përmes deklaratave shterpe nga qeveritarët duke e trajtuar këtë çështje si krejt periferike.
Aktivistët e Nisma Ime, nuk do të ndalen në përkrahjen e tyre për familjarët e personave të pagjetur, dhe përmes aksioneve simbolike do të mbajnë aktuale këtë temë derisa ajo të trajtohet me seriozitetin e duhur
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...