Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shihen si pjesë e zgjidhjes për sigurinë e Bashkimit Evropian.
“Ballkani Perëndimor është konsumuesi kryesor i sigurisë së BE-së. Tani, 30 vite që kur kemi përfituar nga angazhimi i jashtëzakonshëm në rajon, ne duhet të shihemi si diçka më shumë se një rast studimi; ne duhet të bëhemi pjesë e zgjidhjeve, veçanërisht në luftimin e të gjitha llojeve të ekstremizmit që po destabilizojnë rajonin dhe vende të tjera”, tha Jahjaga, njofton kumtesa nga kabineti i ish- presidentes, transmeton Koha.net.
Këto komente ajo i bëri në Tryezën e Rrumbullakët për Siguri në Evropë që u mbajt në Maltë. Tryeza e diskutimit u moderua nga Ambasadori Wolfgang Ischinger, ndërsa pjesëmarrëse ishin gra që janë të përfshira në proceset e bërjes së politikave për siguri në vende të ndryshme të BE-së.
Ish-presidentja Jahjaga tërhoqi vërejtjen për rrezikun që mund të ketë mungesa e unitetit politik të BE-së në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.
“Përmirësimi i raporteve ndërmjet shteteve të rajonit, veçanërisht në mes të atyre që dikur ishin në luftë me njëri-tjetrin, duhet të bëhet përkushtim dhe kusht për anëtarësim në BE. Por, fatkeqësisht ideja për, siç quhet, Evropën “multi-speed” e që duket se po bëhet realitet në rajonin e Ballkanit mund të dëmtojë tmerrsisht shumë vendet më të vogla si Kosova në periudhën afatgjatë”, theksoi Jahjaga.
Tryeza u organizua nga Women in Parliaments (WIP) dhe Munich Security Council (MSC) nën patronatin e Qeverisë së Maltës në prag të Samitit për Siguri në Evropë 2017 nikoqire e të cilit do të jetë Presidenca Malteze e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...