Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se politikanët në Kosovë më shumë po bëjnë për luftën e tyre për pushtet sesa për mirëqenien e qytetarëve.
Veseli ka thënë sot në konferencën e donatorëve për sektorin e bujqësisë se politika dhe politikanët në vend në vend se të merren me problemet e qytetarëve janë marrë në këto vitet e pas pavarësisë me problemet e shkaktuara nga vetë ata, shkruan arbresh.info.
“Kjo konferencë përcjell mesazhin se ekonomia dhe bujqësia duhet te jenë në epiqendër të vendimmarrjen sonë politike sepse në kushtet e paqes dhe lirisë puna më e mirë që mund të bëjnë politikanët është që të merren me problemet e qytetarëve. Për fat jo të mirë tek ne kjo nuk ka ndodhur për shkak në vitet e para të pavarësisë mosfunksionimi te ekonomia deri diku ka qenë e kuptueshme sepse nevojitej ndërtimi i shtetit. Politikanët më shumë po bëjnë për luftën e tyre për pushtet sesa për mirëqenie për qytetarët”, ka thënë Veseli.
Ai ka thënë se politika në Kosovë është shkëputur nga qytetarët dhe nga prodhuesit e fermerët e zellshëm.
Sipas tij, kjo situatë duhet të ndryshoj urgjentisht duke thënë se fokusi kryesor i vendimmarrjes duhet të kthehet tek qytetari.
Duke folur për ndryshimet që duhet të ndodhin në Kosovë, ai ka thënë se Kosova duhet të orientohet në politikat situmuluese për eksport dhe dekurajuese për import, se Kosova duhet të transformohet nga ekonomia konsumuese në ekonomi prodhuese, nga modeli ku punëdhënës kryesor është shteti në modelin ku punëdhënësi kryesor është sektori privat./Arbresh.info.
“Shqipëria po transformohet, investoni”- Rama thirrje sipërm...
Ambasada gjermane: Të drejtat e njeriut – nevojitet an...
Tragjedi në Marok/ Shemben dy ndërtesa, humbin jetën 19 pers...
Begaj: Akademia e Shkencave pati edhe rol atdhetar e patriot...
Seanca në Apel: Shiti armën me të cilën u vra Liridona Adema...
Rama: Liqeni i Shkodrës së shpejti Zonë Biosfere e Mbrotjur ...