Tel Avivi është aq “neutral” në konfliktin sirian saqë terroristët e Shtetit Islamik të paktën në një rast kanë kërkuar “falje” për sulm të gabuar ndaj ushtarëve të IDF në Majën e Golanit, sipas ish Ministrit izraelit të Mbrojtjes.
Duke folur për politikën e gjerë ‘neutrale’ të Izraelit në Siri, ish ministri Moshe Ya’lon aksidentalisht pranoi që Izraeli ka kanal të hapur komunikimi me celulën e ISIS-it që operon në Majën e Golanit, transmeton portali arbresh.info.
“Ka pasur një rast së fundmi kur Daesh ka hapur zjarr dhe ka kërkuar falje”, ka thënë Ya’lon, ashtu siç citohet nga Times of Israel.
Kur u kërkua nga publikimi që të zgjerohej në deklaratën e tij të diskutueshme, zyra e Ya’alon nuk pranoi të elaboronte. IDF gjithashtu ka refuzuar të komentojë. Sipas ligjit izraelit, çdo komunikim me terroristët konsiderohet i paligjshëm.
Ya’alon shërbeu si Ministër i Mbrojtjes së Izraelit nga 2013 deri në dorëheqjen e tij në maj 2016, dhe komentet e tij thuhet se i janë referuar incidentit të parë të drejtpërdrejtë që përfshin përplasjet midis Izraelit dhe terroristëve të Shtetit Islamik./Arbresh.info
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...
Përleshja mes dy kirurgëve të QKUK-së, reagon njëri prej tyr...
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshn...
Policia e Kosovës pranon donacion nga KFOR-i
Takimi Haradinaj–Spiropali, theksohet bashkëpunimi Kosovë–Sh...