Nisma për Kosovën vlerëson se iniciativa e kryeministrit Isa Mustafa të shkojë në Bruksel dhe të kërkojë vizat pas dy viteve zhurmë rreth temës së demarkacionit, është një përpjekje për ta shpetuar rrëzimin e kësaj qeverie.
Shyqyri Bytyqi nga Nisma për Kosovën ka thënë për Indeksonline se Kryeministri Mustafa është dashur para tri viteve tju drejtohet Brukselit për liberalizmin e vizave pa rënë në kurthen e demarkacionit.
“Nuk është aspak serioze nga kryeministri dhe Qeveria që për dy vite ka bërë propagandë rreth temës së demarkacionit si një zgjidhje e duhur dhe që duhet të vtohet në parlament, duke fyer ekspertë e qytetar për këtë temë dhe duke u zotuar para BE-së se kjo marrëveshje duhet të realizohet dhe tani më kur është para debaklit bënë lojëra të tilla. Z. Isa Mustafa është dashur para tre viteve kur ka marr udhëheqjën e qeverisë t’ju drejtohej Brukselit me prioritet reale të qeverisjes së vendit e në radhë të parë liberalizimit të vizave duke mos qenë fare e nevojshme të binte në kurthën e demarkacionit” ka thënë Bytyqi për Indeksonline.
Ai ka shtur se kjo është një përpjeke e kryeministrit që të largojë vëmendjen nga tema e nxehtë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...