Analizat e reja tregojnë që ushqimi gjatë kohës së lindjes nuk do të shkaktojë kurrfarë problemesh, përkundrazi.
Uji dhe hidrokarburet u ndihmojnë muskujve që të punojnë më mirë, posaçërisht mitrës, shtojnë nivelin e energjisë dhe në përgjithësi i ndihmojnë nënës së re që më shpejt të këndellet pas lindjes.
Hulumtuesit e Universitetit në Filadelfia kanë “testuar” lindjet e 3.982 femrave, nga të cilat të gjitha kanë lindur nga një fëmijë (jo binjakë apo trinjakë) dhe nuk kishte nevojë për prerje cezariane të shpejtë.
Femrat të cilave u është lejuar që të hanë dhe të pinë gjatë lindjes, mesatarisht kanë lindur 16 minuta më shpejt në krahasim me ato nëna të cilat nuk kanë ngrënë as nuk kanë pirë.
Ato nuk u janë ekspozuar rrezikut nga ngufatja me ushqim apo me vjellje për shkak të anestezionit, që ishte brengosje e shkencëtarëve kur studionin gjatë viteve ‘40 të shekullit të kaluar.
“Vërtet nuk e dimë se sa mund të hanë dhe të pinë femrat gjatë lindjes. Mirëpo, nëse organizmi është i hidratuar dhe ka mjaft hidrokarbure, muskujt punojnë më mirë”, thotë autori i studimit dr. Vincenco Bergela.
Tani për tani, praktikë është që lehonave t’u jepet vetëm ujë gjatë lindjes, sepse ekziston frika që femra do të mund të marrë frymë thellë dhe ushqimi t’u shkojë deri në mushkëri.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...