Lideri në Premierë Ligë ka siguruar kualifikimin në finale të ‘FA Cup’ pas fitores me rezultat bindës mbrëmjen e së shtunës ndaj Tottenhamit.
Chelsea ka siguruar kalimin në fazën tjetër pas fitores 4 me 2 në gjysmëfinale ndaj skuadrës së Mauricio Pochettinos në ‘Wembley’, shkruan portali arbresh.info. Willian (5′)(43′), Eden Hazard (75′) dhe Nemanja Matic (80′) ishin autorët e golave nga skuadra e Antonio Contes, e cila është favorit për të fituar Premierë Ligën dhe ‘FA Cup’-in.
Dele Alli (52′) dhe Harry Kane (18′) ishin autorët e dy golave nga “Spursët”.
Rivali i “Bluve” në finale vendoset nga ndeshja e nesërme ndërmjet Arsenalit dhe Manchester City./arbresh.info
https://streamable.com/q8fmb
https://streamable.com/bq4qv
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...