Aktorja Eva Longoria ka hedhur poshte spekulimet se është në pritje në të një fëmije.
Ajo madje ka theksuar se është e lodhur nga thashethemet që janë publikuar nëpër portale të ndryshme në të cilat thuhet se ajo ishte shtatzënë, transmeton portali arbresh.info.
“Pashë disa foto të mia me bark të frytë në një varkë dhe e tëra që mund të them është se unë e konsumoj djathin shumë”, ka theksuar ajo.
“Të gjithë po spekulojnë se unë jam shtatzënë, por dua t’ju them që nuk jam. Si duket kam konsumuar djathë më shumë se që duhet. Ndjej obligim të ndaj këtë mesazh sepse e gjithë familja ime po më thërrasin në telefon për të më pyetur nëse jam shtatzënë…në barkun tim ka pasur djathë më shume se që duhet”, ka shtuar ajo./Arbresh.info
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...