Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Yildiz, ka thënë të premten në Prishtinë se marrëdhëniet tradicionale miqësore Kosovë-Turqi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, dhe se Ankaraja zyrtare do të vazhdojë përkrahjen për shtetin e Kosovës.
Ai këto komente i bëri gjatë një takimi që pati me ministrin e MAP-it, Mahir Yagcilar, në të cilin u diskutua për aspektet dhe rëndësinë e partneritetit ndërmjet dy shteteve.
Me këtë rast, ministri Yagcilar, pasi falënderoi zëvendësministrin Yildiz, për vizitën e realizuar në MAP, e njoftoi me fushë veprimtarinë e ministrisë që ai drejton.
Yagcilar, duke falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritashme për Kosovën nga Republika e Turqisë, u angazhua për thellimin e këtij bashkëpunimi që është në interes të dy vendeve mike.
Edhe zëvendësministri turk Ahmet Yildiz, duke shprehur kënaqësinë për miqësinë, tashmë tradicionale, ndërmjet dy vendeve tona, theksoi se mbështetja për Kosovën nga ana e shtetit turk do të thellohet dhe fuqizohet edhe më shumë.
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...
Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllok...
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026