Biznesmeni i njohur dhe njëherët edhe ish-president i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se ndërtimi i gjigandit “Mabetex” në Kosovë ka kushtuar mbi 15 milion euro.
Përmes kësaj fabrike zëri i Kosovës dhe prodhimet e saj do të shkojnë nëpër të gjitha vendet e botës, thotë Pacolli. Kjo fabrikë ka punësuar qindra familje të Kosovës të cilat gëzojnë të ardhura të mira./Arbresh.info
“Ky është investimi tjetër
mbi 15 milionesh i “Mabetex”-it në Kosovë. Kjo, miqtë e mi, është fabrika M Technologie në Lebanë të Prishtinës, e cila është ndërtuar sipas standardeve më të larta perëndimore dhe është një ndër eksportuesit më të mëdhenj në Kosovë. Ndërtimi i saj, deri më tash, ka kushtuar mbi 15 milion Eu dhe investohet cdo ditë.
Në këtë vend ekonomia e Kosovës do të nisë të zhvillohet. Nga kjo fabrikë zëri i Kosovës dhe prodhimet e saj do të shkojnë nëpër të gjitha vendet e botës. Dhe, po nga ky vend pune qindra familje të Kosovës i realizojnë të ardhura të mira. Do të vazhdojmë që punën t’jua realizojmë këtu, në Kosovë, në këtë vend të mundësive të tjera dhe të reja që do t’jua ofrojmë për punësim. Gjithë të mirat, miq!”, shkruan Pacolli në Facebook.
![]()
![]()
![]()
Merz: Gjermania do kërkojë partneritete strategjike me Kinën...
Sot fillon Ramazani me namazin e teravisë, nesër Syfyri i pa...
Begaj uron fillimin e Ramazanit: Uroj që ky muaj i shenjtë t...
Tetë të vdekur, një i zhdukur pas pas një orteku në Kaliforn...
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Kurti takohet me ambasadorin francez, theksohet mbështetja e...