Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, edhe një herë ka përsëritur se nuk ka ndonjë platformë nga Tirana dhe se Shqipëria nuk përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë.
Bushati tha se është gabim që Deklarata politike shqiptare të quhet platformë e Tiranës, duke shtuar se Shqipëria nuk përzihet në Maqedoni, por këshillon në mënyrë miqësore.
“Nuk është e saktë të thuhet se ka platformë të Tiranës. Nuk ka platformë të Tiranës. Ka një platformë të partive politike shqiptare, për të cilën është diskutuar me Gruevskin dhe Zaevin. Asnjëherë nuk jemi përzier në punët e brendshme të Maqedonisë dhe jemi shumë të kujdesshëm gjatë këshillimit në mënyrë miqësore”, tha shefi i diplomacisë së Shqipërisë, shkruan AlsatM.
Bushati këto deklarata një tryezë të organizuar nga Fondi Marshall Gjerman në Uashington.
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...
Kurti e cilësoi jokushtetues dekretin, Presidenca: Osmani kr...
Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit