Safet Gërxhaliu, drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se viteve të fundit janë treguar hapa pozitiv në rritjen ekonomike.
“Nuk kemi arsye të kemi krenari nëse themi se kemi rritje prej 4 %”.
“Ne duhet të përkushtohemi dhe të mos tregojmë eufori për rezultatet e arritura”.
Këto komente Gërxhaliu i ka bërë në Ballë për Ballë të Orës së Fundit.
Ai tutje ka folur edhe për statistikat e punësimit në Kosovë, duke thënë se ato shpesh nuk janë të sakta.
“Në Kosovë duhet të bëhet evidentimi i saktë i të punësuarve”.
“Dhe ne nuk duhet të presim vetëm nga Qeveria të krijohen punësime neve na duhet edhe një sektor privat i fuqishëm”.
Gërxhaliu ka folur edhe për çështjen e Trepçës duke thënë se ky aset kombëtar duhet të jetë në fokus dhe prioriteti kryesor i institucioneve të vendit.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...