Kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq nuk ka të drejtë të marrë vendim për të ndaluar punimet në urën e Ibrit dhe sheshin ‘KralPetar’ në veri të Mitrovicës.
Kështu ka thënë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke i bërë thirrje Rakiqit që të mos pengojë punimet te Ibri, sepse sipas tij ato janë vendime të bashkësisë ndërkombëtare.
“I bëj thirrje Rakiqit që mos të pengojë pjesën e punës të cilën e ka marrë Bashkësia Ndërkombëtare, është projekt i tyre dhe këtë nuk guxon me ndërpre asnjë kryetar i komunës. Marrëveshja është arrit në Bruksel dhe incidentet të cilët ata vetë i trillojnë nuk ndalet procesi i ndërtimit të Urës së Ibrit”, tha Bahtiri për Arbresh.info.
Ai më tej tha se nuk është e nevojshme një vendim i tij pasi që situata në Mitrovicë, nuk ka qenë kurrë më e qetë se tani.
“E ftoj Rakiqin të jetë i vëmendshëm dhe të mos bëjë diçka të tillë, sepse nuk është e nevojshme, sepse asnjëherë nuk ka qenë qyteti i Mitrovicës më stabil, i sigurt për të gjithë qytetarët si serbët ashtu edhe shqiptarët”, tha mes tjerash Bahtiri.
Ndërsa Ministrja për Dialog me Serbinë, EditaTahiri, ka thënë se nuk është në kompetencë të saj të flasë për këtë çështje, sepse sipas saj këto janë marrëveshje brenda qeverisë.
“Kjo marrëveshje nuk është negociuar në dialogun e Brukselit, por këtu në Qeveri, përmes një dialogu të brendshëm mes Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe kryetarit te Komunës së Mitrovicës veriore. Prandaj MMPH është kompetente”, thuhet në përgjigjën e ministres.
Arbresh.info ka provuar të kontaktoj edhe me ministrin e MMPH, Ferat Shalën por nuk ka marrë përgjigje nga ai./Arbresh.info/M.Avdimetaj
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...